Avokado është një zgjedhje e shëndetshme, që mund te konsumohet çdo ditë në sasi të moderuara. Sipas dietologëve, një porcion ideal është një e treta e avokados në ditë.
Konsumimi i avokados siguron energji, përmirëson tretjen dhe mbështet shëndetin e zemrës falë yndyrave të pangopura dhe fibrave. Gjithashtu, është i pasur me antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe ndihmon në stabilizimin e humorit. Për gratë shtatzëna, avokado është një burim i mirë i acidit folik, i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës.