Një projekt ambicioz i nisur në vitin 2016 mblodhi së bashku më shumë se 3600 shkencëtarë nga mbi 100 vende, të cilët analizuan më shumë se 100 milionë qeliza nga mbi 10,000 njerëz për të krijuar një atlas të të gjitha llojeve të qelizave në trupin e njeriut. Hulumtimi i ri i bazuar në gjetjet, të publikuara në disa punime në revistën Nature dhe revistat simotra të saj, përfaqëson një “hap në të kuptuarit e trupit të njeriut”, sipas Konsorciumit Human Cell Atlas.
Shkencëtarët kanë mundur të kuptojnë se si gjenet në një qelizë individuale ndizen dhe fiken duke analizuar ARN-në, e cila lexon ADN-në që përmban çdo qelizë. Kjo teknologji, e kombinuar me metoda të fuqishme llogaritëse dhe të inteligjencës artificiale, i lejon studiuesit të krijojnë një kartë identiteti për çdo lloj qelize. Konsorciumi po ndërton harta të 18 rrjeteve biologjike, ndër të cilat më kompleksi është truri dhe drafti i parë i plotë i Atlasit të qelizave njerëzore do të publikohet në vitin 2026.