Falë teleskopit hapësinor James Webb, astronomët kanë identifikuar një objekt misterioz që mund të përfaqësojë një kategori krejtësisht të re kozmike, të ashtuquajturin “yll i vrimës së zezë”.
Objekti, i quajtur MoM-BH-1*, ndodhet miliarda vite-dritë larg dhe mendohet se është formuar vetëm rreth 660 milionë vjet pas Big Bengut. Ai duket si një pikë jashtëzakonisht e kuqe dhe lëshon rreth 100 miliardë herë më shumë energji sesa mund të prodhojë një yll i zakonshëm.
Simulimet sugjerojnë se nuk bëhet fjalë për një yll gjigant klasik, por për një vrimë të zezë të mbështjellë nga re jashtëzakonisht të dendura gazi, të cilat bëjnë që objekti të shkëlqejë në një mënyrë të ngjashme me një yll.
Nëse zbulimi konfirmohet, objekte të tilla mund të shpjegojnë një nga misteret e universit të hershëm: si u krijuan kaq shpejt vrimat e zeza supermasive që sot gjenden në qendër të pothuajse çdo galaktike, përfshirë Rrugën e Qumështit.
Studiuesit besojnë se “yjet e vrimave të zeza” mund të kenë qenë një fazë e hershme në lindjen dhe zhvillimin e vrimave të zeza supermasive, duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në evolucionin e galaktikave.


