Një nga asteroidët më të famshëm dhe dikur më të frikshëm, Apophis asteroid, do të kalojë shumë pranë Tokës më 13 prill 2029, sipas NASA. I quajtur sipas perëndisë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, Apofis dikur konsiderohej kërcënim serioz, por shkencëtarët tani theksojnë se nuk ka asnjë rrezik për përplasje për të paktën 100 vitet e ardhshme.
Ky asteroid gjigant, me gjatësi rreth 450 metra, afërsisht sa Kulla Eiffel, do të kalojë në një distancë prej vetëm 32.000 kilometrash nga Toka, më afër se shumë satelitë. Ngjarja konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë dhe, për herë të parë në histori, njerëzit do të kenë teknologjinë për ta vëzhguar në detaje. Madje, në disa zona të hemisferës lindore, ai mund të shihet edhe me sy të lirë.
Për këtë moment unik, edhe European Space Agency dhe NASA kanë planifikuar misione për ta studiuar nga afër, duke përdorur sonda hapësinore të dedikuara. Apofis është një “fosil” kozmik nga formimi i hershëm i Sistemit Diellor, rreth 4.6 miliardë vite më parë, dhe studimi i tij mund të zbulojë shumë për origjinën e planetëve dhe evoluimin e orbitave në hapësirë.


