Ashley Graham ka reaguar ashpër ndaj rritjes së përdorimit të barnave për humbje peshe, duke e quajtur këtë trend një “goditje në fytyrë” për lëvizjen e body positivity. Në një intervistë të fundit, ajo u shpreh se rikthimi i standardeve të dobësisë ekstreme në modë dhe Hollywood është zhgënjyes dhe i kthen gjërat pas, duke zbehur progresin që është bërë për pranimin e trupave të ndryshëm.
Modelja theksoi se, edhe pse këto barna po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ato nuk do të zhdukin diversitetin trupor dhe zërin e grave që kanë luftuar për pranimin e vetes. Ajo mbetet e përkushtuar ndaj përfaqësimit të grave “plus-size” dhe beson se kjo është vetëm një fazë kalimtare në industrinë e modës.


