Mbi një mijë muzikantë dhe punonjës të kulturës, mes tyre Roger Waters, Macklemore dhe Massive Attack, kanë bërë thirrje për bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të politikave të Izraelit ndaj palestinezëve.
Në një letër të hapur, ata kërkojnë që European Broadcasting Union të përjashtojë Izraelin nga gara, duke e krahasuar situatën me ndalimin e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Artistët theksojnë se Eurovisioni nuk duhet të përdoret për “normalizimin e luftës dhe vuajtjeve”, ndërsa shprehin solidaritet me thirrjet për bojkot nga pala palestineze.
Letra është nënshkruar edhe nga disa fitues të mëparshëm të Eurovisionit dhe vjen para edicionit të 70-të që do të mbahet në maj në Vjenë.


