Arrat janë ndër frutat e thata më të pasura me lëndë ushqyese. Ato përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina, fibra, vitaminë E, magnez dhe antioksidantë të fuqishëm.
– Mbështesin funksionin e trurit dhe përmirësojnë kujtesën.
– Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbrojnë shëndetin e zemrës.
– Kanë efekt antiinflamator dhe rrisin imunitetin.
– Ofron ndjesi ngopjeje dhe janë të dobishme për menaxhimin e peshës.
Arrat mund të konsumohen si ushqim i lehtë, në sallata, ëmbëlsira apo si pjesë e mëngjesit, duke shtuar shije dhe vlera në çdo vakt.