Në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në ‘Air Albania’, dy aktoret shqiptare të njohura, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi, kanë sjellë një atmosferë të veçantë në stadium duke paraqitur traditën me veshje tradicionale shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, ku shfaqen me kostumet e tyre tradicionale, ato kanë shkruar: “Për Kombëtaren sonte, Tropojë, Medvegjë dhe Kosovë”.
Fotot e ndara me ndjekësit e tyre tashmë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.