Ariana Grande ka publikuar versionin “deluxe” të albumit të saj më të fundit, “Eternal Sunshine: Brighter Days Ahead” – dhe fansat tashmë janë të bindur se teksti i këngëve përmban mesazhe të qarta për dy burra në jetën e saj: ish-bashkëshortin Dalton Gomez dhe partnerin aktual, Ethan Slater.
Në këngën “Twilight Zone”, Ariana duket se i rikthehet ndarjes nga Dalton, duke reflektuar mbi një marrëdhënie që e ka lënë të hutuar. Ajo këndon: “A ishte gjithçka një gabim? / A i fshehëm qëllimet? / Strofulla jonë ishte një maskaradë / Pse ende të mbroj? / Sillem sikur këto këngë s’janë për ty.”
Ndërsa “Hampstead”, sipas fansave, është një dedikim dashurie për Ethan Slater, partnerin me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të filmit Wicked në Londër. Në këtë këngë, ajo duket se mbron lidhjen e tyre nga kritikat dhe përqafon dashurinë e re me plot vetëbesim. Ariana provon edhe një herë se jeta personale është frymëzimi më i mirë për krijimet e saj muzikore.
