Këngëtarja amerikane Ariana Grande fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes në MTV Video Music Awards, atë për videon e vitit me këngën Brighter Days Ahead. Ajo mori edhe çmimin për këngën më të mirë pop dhe falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ata e bëjnë të ndihet e dashur dhe e kuptuar.
Një tjetër yll i mbrëmjes ishte Lady Gaga, e cila fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me Bruno Mars për këngën Die with a Smile. Mbrëmja solli edhe një notë nostalgjie me performancat e Mariah Carey, Busta Rhymes dhe Ricky Martin. Ndërkohë, reperi Kendrick Lamar, megjithëse i nominuar në disa kategori, u largua pa asnjë çmim këtë herë.