Antonio Banderas ka treguar se, edhe pse martesa e tij me Melanie Griffith përfundoi në vitin 2015, marrëdhënia mes tyre mbetet shumë e fortë. Aktori spanjoll tha se ish-bashkëshortja është ende “shoqja e tij më e mirë” dhe se do ta dojë gjithmonë, duke theksuar se ajo do të jetë përgjithmonë pjesë e familjes së tij. Ai vlerësoi gjithashtu Griffith si një nënë të jashtëzakonshme për vajzën e tyre, Stella, dhe tha se ruajtja e një raporti të mirë pas divorcit ka qenë gjithmonë prioritet për të dy.
Banderas, i cili prej vitesh është në një lidhje me Nicole Kimpel, u shpreh se marrëdhënia e tij me Melanie bazohet në respekt dhe dashuri familjare. Sipas tij, ndarja nuk e ndryshoi lidhjen që kanë ndërtuar ndër vite, ndërsa familja e zgjeruar, përfshirë vajzën Stella dhe Dakota Johnson, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së tij.


