U publikua traileri i filmit të ri “Marija”, një dramë biografike për këngëtaren e njohur operistike Marija Kalas. Angelina Jolie luan rolin kryesor në film, me regji të Pablo Larain. Filmi ka në fokus vitet e fundit të sopranos greke, kur ajo jetonte në Paris pas një periudhe të turbullt në jetën e saj profesionale dhe personale.
Marija Kalas konsiderohej si një nga këngëtaret më të mira të kohës së saj dhe performonte në skenat më të njohura botërore. Jo çdo gjë ishte idilike në jetën e saj personale dhe ishte në një lidhje afatgjatë me milionerin Aristotle Onassis. Filmi “Maria” pati premierën e tij në Festivalin e Filmit të Venecias të zhvilluar së fundmi dhe do të shfaqet në kinema më 27 nëntor, kurse ne Netflix do të shfaqet nga 11 dhjetori.