Alkooli, një nga pijet shume të përdorura në botë, shpesh shihet si një mjet për të larguar stresin dhe për të përjetuar momente të përkohshme lumturie. Megjithatë, pasojat e tij të dëmshme janë shpesh më të mëdha se benefitet afatshkurtra. Alkooli është burimi i shumë fatkeqësive dhe përshkruhet si një helm i pastër, duke qënë droga e vetme e ligjshme që sjell kaq shumë pasoja negative.
Alkoolizmi është një problem serioz që prek miliona njerëz në botë, duke ndikuar jo vetëm tek individët që e konsumojnë, por edhe tek familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi. Cirroza e mëlçisë, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe problemet me shëndetin mendor janë vetëm disa nga pasojat shëndetësore që sjell konsumimi i tepruar i alkoolit.
Alkooli mund të duket si një zgjidhje e lehtë dhe e përkohshme për të përballuar problemet e jetës, por për shumë veta ai shndërrohet në burim vuajtjesh dhe tragjedish. Ndërgjegjësimi mbi rrezikun e tij dhe krijimi i një ambienti që promovon ndihmën dhe mbështetjen për të prekurit nga kjo varësi janë hapat e parë drejt luftës kundër alkoolizmit.