Mbrëmja në teatrin legjendar Ariston u kthye në spektakël kur Alicia Keys dhe Eros Ramazzotti u ngjitën së bashku në skenë, duke dhuruar një moment që do të mbahet mend gjatë.
Pas një ndërprerjeje të shkurtër teknike, dy artistët interpretuan në duet këngën “L’Aurora”. Alicia Keys befasoi publikun duke e kënduar për herë të parë në italisht, ndërsa luante pianon në këmbë. Performanca u prit me ovacione dhe publikun në këmbë.
Surprizat vazhduan kur me ftesë të prezantuesit, ajo interpretoi vetëm me piano dhe vokal hitin e saj të famshëm “Empire State of Mind”, duke krijuar një atmosferë magjike në sallë.
“Jam e lumtur që jam këtu”, u shpreh artistja, duke falënderuar publikun italian për pritjen e ngrohtë.


