Albina Kelmendi, e veshur me kostumin tradicional shqiptar, ka uruar Kurban Bajramin përmes një fotografie të veçantë. Ajo ka përcjellë një mesazh të unitetit dhe besimit për të gjithë besimtarët myslimanë- “Me fat e shëndet festa e Kurban Bajramit” ka shkruar ajo.
Kjo festë është një moment për të reflektuar mbi vlerat e sakrificës dhe bujarisë. Mesazhi i Albinës frymëzon krenari kombëtare dhe kujdes për të tjerët.
