Al Pacino ka zbuluar se mendonte se do të fitonte një Oscar për rolin e tij në filmin e vitit 1983 ‘Scarface’.
Megjithatë, filmi nuk mori asnjë nominim për Oscar, gjë që e zhgënjeu Pacinon.
Pacino fitoi Oscarin e tij të parë dhe të vetëm një dekadë më vonë për rolin e tij në ‘Scent of a Woman’.
Aktualisht është duke punuar në filmin ‘Lear Rex’ me regji të Bernard Rose, një adaptim i ‘Mbretit Lir’ të Shekspirit.
Në film luajnë Jessica Chastain, Ariana DeBos, Rachel Brosnahan, LeKeith Stanfield, Peter Dinklage dhe shumë yje të tjerë.