Ashley Tisdale ka vendosur të flasë hapur. Aktorja ka sulmuar publikisht ish-grupin e saj “toksik” të nënave të famshme, ku bënin pjesë Hilary Duff, Meghan Trainor dhe Mandy Moore përmes një shkrimi të botuar në The Cut.
Ish-ylli i Disney Channel rrëfen se shpesh ndihej “jo mjaftueshëm cool”, pasi përjashtohej nga takimet dhe aktivitetet e grupit. Sipas saj, marrëdhëniea mes tyre ishte e mbushur me sjellje tipike të “vajzave të liga”, e ngjashme me shoqëritë lodhëse të gjimnazit.
Tisdale kujton një moment të vështirë emocional, kur një mbrëmje u gjend e vetme pasi kishte vënë vajzën në gjumë, duke pyetur veten se çfarë po bënte “gabim” që po ndihej e lënë jashtë grupit.
Aktorja tregoi se në një moment vendosi t’i shkruante grupit:
“Kjo është shumë si gjimnaz për mua dhe nuk dua të jem më pjesë e kësaj.”
Ajo vendosi të ndërpresë marrëdhëniet, pasi miqësia me to nuk ishte më e shëndetshme për të.
Ashley Tisdale, e cila është nënë e dy vajzave, ka folur edhe më herët për këtë distancim, i cili e kishte bërë të ndihej keq shpeshherë.
Ajo tha se ekzistonin grupe mesazhesh ku jo të gjithë përfshiheshin, madje shpeshherë mësonte që “mikeshat” e saj kishindalë përmes fotove që hidhnin në instagram, ndërkohë që atë nuk e kishin ftuar.

