Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është bërë me yll në sheshin e famshëm të Hollivudit, “Walk of Fame”.
Por, ceremonia e zbulimit të yllit nuk shkoi siç ishte planifikuar.
Gal Gadot u emocionua për këtë çmim të përjetshëm, duke thënë: “Jam thjesht një vajzë nga një qytet në Izrael. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një moment të tillë. Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhesha aktore dhe kurrë nuk e dija se këto gjëra janë të mundshme. Ky yll do të më kujtojë se me punë të palodhshme, pasion dhe pak besim, gjithçka është e mundur”.
Gadot, e njohur për rolet e saj në “Wonder Woman”, “Fast and Furious”, “Red Notice”, “Snow White”, e shumë prodhime të tjera kinematografike, që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Palestinës, ka shprehur publikisht përkrahjen për vendlindjen e saj.
Ajo madje kishte shërbyer edhe në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.