Arsenali shënoi mbrëmë fitore, në ndeshjen ndaj Fulhamit.
“Topçinjtë” e Londrës fituan në shtëpi me rezultat 2:1, teksa vëmendjen e mori rikthimi i Bukayo Saka-s.
Pas 101 ditësh larg fushës së blertë, Saka u rikthye për të shënuar një gol të bukur, që edhe vulosi fitoren e “Gooners”.
Këtij rikthimi iu gëzua aktorja e njohur e Hollivudit, Anne Hathaway.
“Mirë se erdhe, 7”, shkroi ajo, duke iu referuar Saka-s.
Këtij postimi i replikoi Arsenali, duke e falënderuar për mbështetjen.
Anne njihet si tifoze e zjarrtë e Arsenalit, gjë që e ka shprehur edhe në disa intervista.
Madje një herë, teksa ishte duke dhënë intervistë për një film të saj, ajo e ndërpreu për disa sekonda bashkëbisedimin me intervistuesin për t’iu gëzuar një goli të Arsenalit, që po luante në ato momente.