Ylli i “Saturday Night Live” i cili vazhdon të jetë anëtari më i gjatë i kastit të serialit në 22 sezone, zbuloi se më shumë se dy vite më parë vuante nga refluksi. Këtë gjendje ai e ka mbajtur plotësisht për vete duke mos e ndarë me asnjë nga ndjekësit e tij.
Shëndeti i tij u rëndua për shkak të asaj gjendjeje derisa ai u bind të kërkonte ndihmë.
Për People aktori u shpreh se: “Zëri po fillonte të më ngjirej, kisha netë të gjata të dhimbshme dhe pa gjumë për shkak të gogësitjeve të pafundme. Por sido që të shkonte unë mendoja se ishte një situatë që do kalonte shpejtë, por ajo sa vinte e përkeqësohej”.