Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet e saj në serialet Heroes dhe Nashville, ka vdekur në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj dhe familja.
Panettiere vdiq në Karolinën e Jugut. Deri tani shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, ndërsa përfaqësuesi i saj ka deklaruar se hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë. Babai i aktores ka kërkuar privatësi për familjen në këtë periudhë.
Karrierën e nisi që fëmijë, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi si Claire Bennet në “Heroes” dhe më vonë si Juliette Barnes në “Nashville”, rol që i solli dy nominime për Golden Globe. Ajo luajti gjithashtu në Remember the Titans, Scream 4 dhe Scream VI.
Pas lajmit për vdekjen e saj, kolegë dhe miq, mes tyre Violis, David Arquette dhe Bethany Joy Lenz, kanë publikuar homazhe duke kujtuar talentin dhe personalitetin e aktores.


