Mo Gawdat, ish-drejtor i Google X, paralajmëron se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë shumë profesione – nga punët manuale deri te drejtuesit ekzekutivë. Sipas tij, idetë se AI do të krijojë më shumë vende pune janë të pabazuara, edhe rolet që kërkojnë faktor njerëzor janë në rrezik.
Megjithatë, shumica e kompanive ende nuk po bëjnë largime masive. Përkundrazi, ato po investojnë në trajnimin e stafit për të punuar krahas teknologjisë. Ekspertët si Mark Cuban theksojnë se zotërimi i aftësive në AI është çelës për të mbetur konkurrues në tregun e ri të punës.