Adrien Brody ka fituar çmimin e tij të dytë Oscar si aktori më i mirë për rolin në filmin Brutalisti, me regji të Brady Corbet.
Megjithatë, ai bëri një veprim të pazakontë teksa hipte në skenën e Dolby Theatre në Hollywood – ai nxori çamçakun nga goja dhe ia hodhi të dashurës së tij, Georgina Chapman, përpara se të fillonte fjalimin, shkruan Index.
Ky moment shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kritikuan si të pasjellshëm dhe të çuditshëm. “Mund ta kishte futur në xhep, kjo ishte thjesht e pazakontë”, “Shumë e pasjellshme”, ishin disa nga komentet.