Aktorja dhe anëtarja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka shkaktuar një surprizë të këndshme për ndjekësit e saj në Instagram, duke u ndarë me ta një krahasim të interesant të dy anëve të jetës së saj: jetës natyrale dhe asaj artistike. Në InstaStory, Matoshi ka postuar dy foto që sjellin në pah kontrastin ndërmjet pamjes së saj të pashminkuar dhe asaj të zbukuruar plotësisht për skenë.
Në imazhin e parë, ajo na paraqet fytyrën e saj të pastër pa asnjë grim, duke treguar lëkurën e shëndetshme dhe karakteristikat natyrale. Në fotografinë e dytë, Matoshi shfaqet plot shkëlqim skenik, me një grim profesional që thekson bukurinë e saj dhe shton ndjenjën e fuqisë në skenë.
