Supermodelja Adriana Lima (43) ka njoftuar martesën me producentin Andreu Lemersa (43) përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një foto të unazës dhe duke shkruar: “Zyrtarisht zonja Lima Lemersa.”
Lemersa, Drejtor i Përgjithshëm i MiLu Entertainment dhe partner i HollywoodGang Production, është i njohur për filma si “300: Rise of an Empire”. Çifti, që janë bashkë nga viti 2021, kanë një djalë të përbashkët, Cyan Lima Lemersa.
