Netflix ka publikuar së fundmi listën e përmbajtjeve më të ndjekura ndonjëherë, dhe befasia më e madhe është suksesi i serisë britanike Adolescenca. E lansuar në vitin 2025, kjo mini-seri e fuqishme kriminale ka hyrë në top 3 më të shikuarat në histori të platformës, duke thyer dominimin shumëvjeçar të zhanrit të fantashkencës. E përqendruar në rastin e një 13-vjeçari të akuzuar për vrasje, seria ka ngjallur emocione dhe debat në gjithë botën, veçanërisht për trajtimin realist të çështjeve si bullizmi digjital dhe presioni shoqëror.
Në krye të listës vazhdon të qëndrojë sezoni i parë i Wednesday, ndjekur nga sezoni i katërt i Stranger Things. Sipas të dhënave të reja, këto seri, së bashku me Dahmer dhe Bridgerton, vazhdojnë të tërheqin audienca të mëdha, por vetëm Adolescenca ka arritur këtë vit të sfidojë fronin e vendosur prej vitesh.