Lidhja midis çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) dhe çrregullimeve të të ngrënit është reale dhe e ndërlikuar. Fëmijët me ADHD shpesh kanë vështirësi të ruajnë ekuilibrin në ushqim- disa hanë tepër për shkak të impulsivitetit, ndërsa të tjerë harrojnë të hanë. Studimet tregojnë se adoleshentët me ADHD kanë shumë më tepër gjasa të zhvillojnë çrregullime si anoreksi apo bulimi, ku ndikojnë edhe gjumi, ilaçet dhe stili i jetesës.
Ekspertët këshillojnë që prindërit të krijojnë një rutinë të qëndrueshme vaktesh pa shpërqendrime, duke i ndihmuar fëmijët të njohin ndjenjat e urisë dhe ngopjes. Gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik ndikojnë drejtpërdrejt në oreks dhe vetëkontroll, duke ndihmuar në zhvillimin e zakoneve të shëndetshme ushqimore dhe emocionale.


