Këngëtarja britanike Adele përballet me një padi nga kompozitori brazilian Toninjo Zeraes, i cili pretendon se kënga e saj “Million Years Ago” është kopje e këngës së tij “Mulheres”, publikuar në vitin 1995.
Gjykata braziliane ka urdhëruar Sony Music dhe Universal Music të ndalojnë shpërndarjen e këngës globalisht, ndërsa Zeraes kërkon dëmshpërblim prej 160,000 dollarësh dhe njohjen si autor.
Kjo nuk është hera e parë që Adele akuzohet për plagjiaturë; në vitin 2015, ajo u akuzua për kopjimin e një kënge nga artisti kurdo-turk Ahmet Kaya.


