Aktori i njohur i Hollywood-it, Adam Sandler, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar i veshur me një bluzë sportive, gjë që shkaktoi habi mes të pranishmëve.
Edhe pse këtë vit nuk ishte i nominuar për ndonjë çmim, ai arriti të tërhiqte vëmendjen, shkruan Nova.rs.
Menjëherë pas fjalës hapëse të Conan O’Brien, Sandler u bë kryefjalë e mbrëmjes. Moderatori nuk hezitoi ta ngacmojë nga skena:
“Adam, çfarë ke veshur? Dukesh si dikush që luan poker online në dy të mëngjesit,” tha O’Brien.
Sandler reagoi menjëherë: “Askush nuk e vinte re çfarë kisha veshur derisa ti e përmende. Më pëlqen si dukem, sepse jam një person i mirë. Nuk më intereson çfarë vesh apo jo. A kaq shumë të ofendojnë shorcet e mia sportive dhe bluza e butë saqë duhej të më përqeshje para kolegëve të mi?”
Pas këtij momenti, aktori u largua nga salla, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar dhe shumë komente në rrjetet sociale.


