Një studim i madh me rreth 1.2 milionë fëmijë ka treguar se dieta vegane dhe vegjetariane mund të mbështesë zhvillimin normal të fëmijëve gjatë dy viteve të para të jetës.
Hulumtimi, i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Ben Gurion në Izrael dhe i publikuar në JAMA Network Open, analizoi të dhëna shëndetësore të mbledhura për 10 vite (2014–2023), që përfshijnë rreth 70% të fëmijëve në vend.
Rezultatet treguan se fëmijët nga familje vegane dhe vegjetariane zhvilloheshin pothuajse me të njëjtin ritëm si bashkëmoshatarët që konsumojnë ushqime me origjinë shtazore. Dallimet në peshë dhe rritje ishin shumë të vogla dhe nuk konsideroheshin të rëndësishme nga ana mjekësore.
Në muajt e parë të jetës u vërejt një probabilitet pak më i lartë për peshë më të ulët tek bebet nga familje vegane, por kjo diferencë u zhduk deri në moshën dy vjeç.
Studiuesit theksojnë se planifikimi i mirë i dietës dhe këshillimi nutricional gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.


