Po, diabeti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin oral. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dobësojnë imunitetin, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e infeksioneve në gojë.
Pasojat më të shpeshta janë:
- Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve
- Goja e thatë (xerostomia)
- Kariesi dhe infeksionet orale
Çfarë mund të bëni?
- Kontrolloni diabetin tuaj
- Vizitoni rregullisht dentistin
- Mbani higjienë të përditshme të gojës
Një diabet i kontrolluar mirë do të thotë edhe një gojë më e shëndetshme!