Shpesh thuhet se çaji i gjelbër ndihmon në djegien e yndyrës, por ekspertët sqarojnë se procesi i oksidimit të dhjamit ndodh kryesisht gjatë aktivitetit fizik. Sipas nutricionistes Bethan Krous, edhe pse kafeina e pranishme në çajin e gjelbër mund të rrisë përkohësisht oksidimin e yndyrnave, nuk ka prova të forta që konsumimi i çajit të gjelbër ndihmon ndjeshëm në humbjen e peshës. Ajo thekson se për të ndryshuar përbërjen trupore nevojiten aktivitet i rregullt fizik dhe një reduktim i qëndrueshëm i kalorive.
Add A Comment