Hulumtimet e fundit tregojnë se psilocibina, substanca aktive në të ashtuquajturat “kërpudha magjike”, mund të ketë efekte anti-plakje, duke zgjatur jetëgjatësinë e qelizave deri në 57%. Studimet laboratorike kanë zbuluar se ajo ndihmon edhe në trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve njohëse, përfshirë demencën.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Baylor dhe Emory, psilocibina mund të ndikojë pozitivisht në organizëm, jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për të ngadalësuar proceset qelizore të plakjes – një efekt që tani po studiohet gjithnjë e më shumë në mjekësinë bashkëkohore.