Në një intervistë të fundit, Rita Ora tregon për përvojën e saj me inteligjencën artificiale dhe si ajo i përdor në jetën e përditshme. Duke u shprehur me një ton të qeshur, Rita ndan një anektodë interesante: “Bashkëshorti më tha, ‘pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencën artificiale’, por unë nuk pranova.”
Këngëtarja e njohur argumenton se, pavarësisht mundësive të mëdha që ofron teknologjia, ka gjëra që preferon t’i bëjë në mënyrën tradicionale, duke ruajtur një element njerëzor në aktivitetet e saj. Rita thekson rëndësinë e balancës midis përdorimit të teknologjisë dhe ruajtjes së thelbit njerëzor në jetën e përditshme.