Veprimet e vogla që i përsërisim çdo ditë mund të na marrin muaj, madje edhe vite të tëra nga jeta. Llogaritjet tregojnë se një person që jeton 80 vjet kalon rreth tri vjet e gjysmë vetëm duke mbyllur dhe hapur sytë.
Mesatarisht, njeriu i mbyll dhe i hap sytë rreth 12 herë në minutë, ndërsa çdo lëvizje zgjat afro një të tretën e sekondës. Brenda një dite kjo arrin në më shumë se 11 mijë herë dhe zgjat gjithsej mbi një orë.
Gjatë jetës kalojmë së paku dy javë duke hapur gojën nga përgjumja, rreth dy muaj duke u kruar dhe nga një deri në tri vjet në tualet. Pothuajse tri vjet të tjera i kalojmë duke udhëtuar me veturë, ndërsa procesi i gëlltitjes mund të na marrë gjithsej rreth një vit e nëntë muaj.


