Më shumë se tre vjet pas vdekjes së Sinéad O’Connor, familja e këngëtares irlandeze ka njoftuar se po punon me shtëpinë diskografike Chrysalis Records për botime të ardhshme. Ende mbetet e hapur pyetja që u intereson fansave: a do të përfshijnë ato regjistrime të padëgjuara më parë apo ribotime nga katalogu i saj?
Lajmin e bëri të ditur vajza e saj, Róisín, në një mesazh në llogarinë zyrtare të këngëtares në Instagram. Duke folur edhe në emër të vëllezërve të saj, Jake dhe Yeshua, ajo tha se familja dëshiron që faqet zyrtare të mbeten një vend ku fansat mund të kujtojnë jetën, muzikën dhe ndikimin e nënës së tyre.
Para se të ndahej nga jeta në korrik të vitit 2023, në moshën 56 vjeçare, O’Connor po punonte për albumin No Veteran Dies Alone. Familja ende nuk ka bërë të ditur nëse ky album do të jetë pjesë e botimeve të paralajmëruara.


