Kate Middleton, Princesha e Uellsit, është rikthyer në vëmendjen ndërkombëtare pas katër vitesh pa udhëtime të përbashkëta jashtë vendit me Princin William. Gjatë vizitës së tyre në Indi, 44-vjeçarja tërhoqi vëmendjen në ceremoninë Earthshot Prize, ku foli për rëndësinë e natyrës dhe përvojën e saj personale me kancerin. Kate po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së monarkisë britanike.
Ndikimi i saj nuk kufizohet vetëm te paraqitjet publike. Kate ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme të projektit mjedisor të Williamit dhe vazhdon të kontribuojë me ide për zgjerimin e tij. Ajo gjithashtu i është përkushtuar zhvillimit të fëmijëve në vitet e para të jetës. Më 30 nëntor pritet të publikohet dokumentari “Heal”, ku princesha rrëfen se si përballja me kancerin ka ndryshuar jetën dhe mënyrën e saj të të menduarit.
Rikthimi i Kate vjen në një periudhë sfiduese për familjen mbretërore, mes problemeve shëndetësore të Mbretit Charles dhe tensioneve familjare me Princin Harry. Ekspertët mbretërorë vlerësojnë se Kate dhe William do të kenë përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha, ndërsa princesha synon të ruajë ekuilibrin mes detyrave publike dhe jetës familjare me tre fëmijët e tyre.


