Industria globale e inteligjencës artificiale po përballet me pasiguri pas dorëheqjes së Jensen Huang, drejtuesit të kompanisë Nvidia, një prej figurave më me ndikim në zhvillimin e teknologjisë moderne.
Sipas raportimeve të Financial Times, Huang u largua nga drejtimi i kompanisë pas 33 vjetësh, në kohën kur emri i tij u përfshi në një skandal personal dhe hetime lidhur me dyshime për spiunazh.
Nën drejtimin e tij, Nvidia u shndërrua në një nga kompanitë më të rëndësishme në botë, falë prodhimit të çipave që përdoren për zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Por ndikimi i Huang shkonte përtej teknologjisë. Ai kishte rol vendimtar edhe në financimin e kompanive të reja, ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe sigurimin e investimeve miliardëshe në këtë industri.
Largimi i tij ngre pyetje për të ardhmen e investimeve në inteligjencën artificiale, pasi shumë marrëveshje financiare dhe partneritete ishin të lidhura drejtpërdrejt me angazhimin e tij personal.
Analistët paralajmërojnë se ndryshimet në drejtimin e Nvidia mund të ndikojnë në tregjet financiare dhe në ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse kompania do të vazhdojë strategjinë e deritanishme apo do të ndryshojë drejtim pas largimit të njeriut që e udhëhoqi për më shumë se tri dekada.


