Shëndeti i zorrëve luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme të organizmit. Nga tretja e ushqimit deri te funksionimi normal i sistemit imunitar, mikroorganizmat që jetojnë në zorrët tona ndikohen edhe edhe nga ajo që konsumojmë çdo ditë.
Sipas një hulumtimi ekzistojnë 15 ushqime me origjinë bimore që mund të ndihmojnë tretjen, të mbështesin mikrobiomën e zorrëve dhe të sigurojnë lëndë ushqyese të rëndësishme.
Cilat janë këto 15 ushqime?
- Bajamet – Përmbajnë fibra, proteina, vitaminë E dhe magnez.
- Fasulet me sy të zi – Janë të pasura me fibra që ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve.
- Farat chia – Dy lugë gjelle përmbajnë afërsisht 8 gramë fibra.
- Farat e lirit – Përmbajnë fibra dhe acide yndyrore omega-3. Preferohet të konsumohen të bluara.
- Bizelet – Sigurojnë fibra, proteina bimore dhe minerale.
- Farat e kërpit – Janë burim proteinash dhe yndyrash të pangopura.
- Kivi – Mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut dhe përmirësimin e jashtëqitjes.
- Kombucha – Pije e fermentuar që mund të përmbajë mikroorganizma të gjallë, megjithëse përfitimet e saj për tretjen ende nuk janë vërtetuar mjaftueshëm.
- Pasta miso – Produkt i fermentuar nga soja, që përdoret në supa dhe salca.
- Farat e kungullit – Përmbajnë proteina, magnez dhe fibra.
- Kinoa – Siguron fibra, minerale dhe të nëntë aminoacidet esenciale.
- Mjedrat – Një filxhan mund të përmbajë rreth 8 gramë fibra.
- Lakra turshi – Përmban fibra dhe, kur nuk është e pasterizuar, mund të ketë mikroorganizma të gjallë.
- Spinaqi – Është burim i folateve, vitaminave dhe fibrave.
- Tofu – Produkt nga soja, i pasur me proteina bimore dhe, në varësi të përgatitjes, edhe me kalcium.
Fibrat ndihmojnë lëvizjen normale të zorrëve dhe disa prej tyre shërbejnë si ushqim për bakteret e dobishme të mikrobiomës.
Ushqimet e fermentuara mund të përmbajnë mikroorganizma të gjallë, por kjo nuk do të thotë automatikisht se kanë efekt probiotik të provuar shkencërisht.


