Michael Douglas u nderua me çmim për kontributin e jetës në mbrëmjen “Art of Freedom”, të mbajtur në Manhattan. Aktori 82-vjeçar, fitues i Oscarit, u shoqërua nga djali i tij Dylan, 26 vjeç, dhe vajza Carys, 23 vjeçe, dy fëmijët që ka me aktoren Catherine Zeta-Jones.
Organizata Tibet House US e nderoi Douglas për punën e tij si i Dërguar i Paqes i Kombeve të Bashkuara, rol që e mban që nga viti 1998, dhe për angazhimin e tij në mbështetje të paqes dhe çarmatimit bërthamor.
Pas ceremonisë, aktori publikoi në Instagram një fotografi me Dylan dhe Carys. Ai e përshkroi mbrëmjen me ta në Nju Jork si të mrekullueshme dhe falënderoi organizatorët për vlerësimin.


