Lenny Kravitz nuk ishte në avionin që u rrëzua në Florida më 1 nëntor. Përfaqësuesit e këngëtarit kanë mohuar pretendimet që u përhapën në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Thashethemet nisën pasi një postim i atribuar pilotes Emily Shelton u lidh gabimisht me aksidentin. Në të përmendej një fluturim me Kravitz nga Austin drejt Bahamasit, itinerar i ngjashëm me atë të avionit të rrëzuar.
Edhe Shelton sqaroi se nuk e drejtonte avionin dhe kërkoi ndalimin e spekulimeve. Në aksident humbën jetën nëntë persona.


