Këngëtarja 15-vjeçare Troja Bicurri është shpallur fituese e Çmimit të Parë në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës 2026” me këngën e saj origjinale “Mali dhe Hana”. Artistja e re dhuroi një paraqitje të shkëlqyer me kitarë në skenën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe publikut me një krijim ku ajo ka shkruar vetë tekstin dhe muzikën, shoqëruar nga orkestrimi i Valon Gashit.
Kënga “Mali dhe Hana” sjell një histori mjaft poetike dashurie mes dy personazheve nga botë të ndryshme, një vajze nga fshati dhe një djali nga qyteti, duke ndërthurur ndjenjat me natyrën. Çmimi kryesor i festivalit i u dorëzua artistas nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, gjatë ceremonisë përmbyllëse.


