Me afrimin e dimrit, mjegulla, reshjet dhe ndryshimet e menjëhershme të temperaturës kërkojnë kujdes më të madh në trafik. Përgatitja e makinës për të ftohtin përfshin më shumë sesa ndërrimin e gomave.
Sipas ekspertve të sigurisë rrugore, para sezonit dimëror duhen kontrolluar akumulatori, sistemi i karikimit, fshirëset e xhamave, lëngjet dhe ngrohja. Gomat e përshtatshme për kushtet dimërore janë gjithashtu thelbësore për kapjen dhe qëndrueshmërinë e automjetit.
Në makinë këshillohet të mbahen edhe një elektrik dore, një pastrues për akullin dhe një batanije, veçanërisht gjatë udhëtimeve të gjata.
Para nisjes, drejtuesit duhet të ndjekin parashikimin e motit dhe ta përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugës. Kur është e mundur, udhëtimi rekomandohet gjatë pjesës më të ngrohtë të ditës. Ekspertët theksojn edhe rëndësinë e pushimit të mjaftueshëm, shmangies së alkoolit dhe përdorimit të rripit të sigurimit.


