Salma Hayek ka ndarë emocionet pasi vajza e saj 19-vjeçare, Valentina Paloma Pinault, u shfaq në kopertinën e revistës britanike Tatler. Aktorja e cilësoi të bijën si një “perëndeshë të mrekullueshme”, duke festuar publikisht këtë moment.
Në kopertinën e numrit të dhjetorit, Valentina pozon përkrah lojtarit anglez të ragbit Henry Pollock. Megjithatë, në dedikimin e saj, Hayek theksoi se krenarinë më të madhe ia japin mirësia, kujdesi për të tjerët dhe humori i vajzës. Aktorja e publikoi mesazhin në anglisht dhe spanjisht, duke shprehur dashurinë e saj si nënë.
Valentina studion media digjitale dhe kulturë në King’s College në Londër. Në intervistën për revistën, ajo tregoi se, ndonëse është rritur pranë botës së modës, pjesëmarrja në sfilata ende e vë në siklet dhe ndihet më e qetë kur ka pranë motrën e saj, Mathilde Pinault.


