Selena Gomez tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen bamirëse Rare Impact Fund, më 14 tetor në Los Anxhelos. Ajo veshi një fustan të kuq Prada, me detaje në bel të frymëzuara nga petalet e trëndafilit, shoqëruar me këpucë sateni në të njëjtën ngjyrë dhe bizhuteri argjendi.
Përtej elegancës, në qendër ishte mbështetja për shëndetin mendor të të rinjve. Fondi ka mbledhur mbi 30 milionë dollarë dhe mbështet organizata në pesë kontinente. Gomez shprehu krenarinë për ndikimin e tij dhe vlerësoi mbështetjen e bashkëshortit Benny Blanco, duke u kujtuar të rinjve se meritojnë ndihmë dhe nuk janë vetëm.


