Robbie Williams është shpallur fitues i çmimit “Album Icon” në kuadër të National Album Day 2026, një aktivitet britanik që kremton artin dhe rëndësinë e albumeve muzikore. Me këtë rast, albumi i tij “Sing When You’re Winning” do të rikthehet në një edicion të veçantë në vinil.
Këngëtari britanik, me mbi 90 milionë albume të shitura dhe 18 çmime BRIT, u shpreh i lumtur që është pjesë e kësaj nisme. Ai theksoi se albumet vazhdojnë të kenë rëndësi, duke u mundësuar artistëve të rrëfejnë historitë e tyre përmes muzikës.


