Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër zhvillim në betejat e tij ligjore. Zyra ligjore Sher Tremonte LLP i ka kërkuar Gjykatës Federale në Nju Jork leje për t’u tërhequr nga përfaqësimi i reperit në padinë civile me vlerë 100 milionë dollarë. Sipas avokatëve, Combs nuk ka shlyer një pjesë të konsiderueshme të faturave për më shumë se gjashtë muaj dhe komunikimi me të është vështirësuar.
Diddy e kundërshton këtë version. Përmes zëdhënësit të tij, ai pretendon se vetë kishte vendosur të ndryshonte ekipin ligjor për shkak të mosmarrëveshjeve rreth faturave dhe shpenzimeve që, sipas tij, nuk ishin miratuar paraprakisht. Kërkesa e avokatëve ende duhet të miratohet nga gjykata, ndërsa padia vazhdon.
Padia prej 100 milionë dollarësh është ngritur kundër Courtney Burgess, avokates Ariel Mitchell dhe Nexstar Media, kompanisë mëmë të NewsNation, lidhur me pretendime që Combs i konsideron shpifëse.


