Netflix ka vendosur të mos e vazhdojë serialin romantik “Sweet Magnolias”, i cili përfundon pas pesë sezonesh. Seriali, i bazuar në romanet e Sherryl Woods, ndiqte jetën e tri shoqeve të ngushta, Maddie, Helen dhe Dana Sue, në qytetin imagjinar Serenity të Karolinës së Jugut.
Gjatë pesë sezoneve, seriali grumbulloi rreth 100 milionë shikime dhe u rendit 14 herë në listën javore globale “Top 10” të Netflix-it, në më shumë se 60 vende. Në rolet kryesore u paraqitën JoAnna Garcia Swisher, Heather Headley dhe Brooke Elliott.
Megjithatë, bashkëpunimi i Netflix-it me krijuesen Sheryl J. Anderson dhe aktoren JoAnna Garcia Swisher do të vazhdojë. Ato po përgatisin serialin e ri “Ladies of the House”, që tregon historinë e një gruaje dhe dy vajzave të saj të rritura, të cilat përpiqen ta shpëtojnë biznesin familjar të verës pas vdekjes së papritur të pronarit.


