Ceremonia e 78-të e çmimeve Emmy u mbajt në Los Angeles, nën drejtimin e aktores Mariska Hargitay. “Widow’s Bay” u shpall seriali më i mirë komik, ndërsa “The Pitt” fitoi çmimin kryesor për serialin më të mirë dramatik.
Matthew Rhys ishte ndër protagonistët e mbrëmjes, duke fituar dy çmime: për rolet në “Widow’s Bay” dhe “The Beast in Me”. Noah Wyle u shpall aktori më i mirë në një serial dramatik për “The Pitt”, ndërsa Jean Smart triumfoi sërish me rolin e saj në “Hacks”.
Në kategoritë e tjera, “DTF St. Louis” u shpall seriali më i mirë i kufizuar, Sally Field fitoi si aktorja më e mirë në këtë kategori, ndërsa “The Traitors” triumfoi si programi më i mirë garues. Allison Janney dhe Jean Smart arritën gjithashtu një rekord historik, duke e çuar në tetë numrin e çmimeve Emmy të fituara gjatë karrierës.


