Catherine Zeta-Jones ka kritikuar përdorimin e termit “nepo baby” për fëmijët e personazheve të famshëm që ndjekin karrierën e prindërve. Aktorja 56-vjeçare tha se kjo etiketë është e padrejtë, pasi këta të rinj nuk kanë zgjedhur të lindin në familje të njohura.
Dy fëmijët e saj me Michael Douglas, Dylan 26-vjeçar dhe Carys 23-vjeçare, po përpiqen të ndërtojnë karrierë në industrinë e filmit. Sipas Zeta-Jones, ata po punojnë për të gjetur rrugën e tyre, megjithëse mbi ta rëndojnë pritjet dhe paragjykimet që lidhen me famën e prindërve.
Ajo theksoi se të dy e duan këtë profesion dhe kanë aftësi për të. “Përndryshe, Michael dhe unë do të ishim të parët që do t’u thoshim: ‘Ndoshta fakulteti juridik do të ishte zgjedhje më e mirë’”, u shpreh aktorja me humor.


